Ronaldo për largimin nga Reali: Presidenti Perez nuk u soll mirë me mua

Feb 5, 2025 | 18:30

Ish-ylli i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo dha një intervistë për televizionin spanjoll “La Sexta” (6) ku ndër të tjera foli edhe për largimin e tij nga Madridi në vitin 2018, menjëherë pas fitores së Ligës së Kampionëve në Kiev kundër Liverpulit.

ronaldo-perez3

Ai ka “fajësuar” presidentin Perez, që sipas portugezit nuk tregua shumë dashamirës. “Doja një skenë tjetër, skena ime ishte e mbyllur. Doja një motivim tjetër. Nuk më lodhi, ishte diçka që i thashë presidentit, ai pranoi që unë mund të largohesha.

Ne ishim në një fazë negocimi dhe ai nuk u soll aq mirë me mua, e kuptoj këtë sepse ai e bën gjithmonë kështu dhe unë nuk mund të kthehesha, sepse i dhashë fjalën Juventusit dhe presidenti… Por unë e vlerësoj shumë Florentinon, ai është një person serioz, i cili më trajtoi mirë dhe fituam shumë gjëra së bashku”, tha Ronaldo.

Kristiano gjithashtu nuk e fshehu një kthim në “Bernabeu”. “Një ditë ndoshta. Nuk e përjashtoj. Kam lënë një trashëgimi atje, një gjurmë të bukur atje. Ndoshta kur të mbaroj karrierën time mund të bëj diçka të lezetshme, me 80,000 njerëz”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura