TIRANE- Reparti i Inspektimit të Shpëtimit të Minierave (RISHM) ka leshuar nje deklarate ne reagim te shperthimit te ndodhur ne minieren e Bulqizes, ku humbi jeten nje minatir dhe disa te tjere u plagosen. Nderkohe ne Ministrine e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, nen kryesimin e ministri eshte mbledhur shtabi i emergjences per shkak te situates se krijuar.
Ne nje reagim per mediat, RISHM ka sqaruar se në nivelin e 17 të minierës në pusin nr 2 punohej për strukturën e pusit.
“Një shpërthim i paparashikueshëm hidrogjeni ka shkaktuar sot incidentin e rëndë”- thote RISHM.
Me heret, ky repart kreu inpektimet për të verifikuar nëse miniera plotësonte kushtet e sigurisë në punë.
© Panorama.al











