Merr fund pritja e gjatë, rikthehet Championsi me 4 duelet e play-off.
Të parët që do të zbresin në fushë janë Juventusi që luan në transfertë me Gallatasarain në orën 18:45.
Supersfida e mbrëmjes padyshim është Benfika-Real Madrid, kjo për shkak të përballjes së fundit mes tyre ku portugezët falë golit të Lunin nxorrën madrilenët nga top 8-shja dhe arritën të futen në vendin e 24-t play-off.
Sfidë interesante është edhe mes dy ekipeve franceze, Monako-PSG. Po në orën 21:00 luhet edhe dueli Dortmund-Atalanta, ku në fushë do të zbresë edhe kapiteni i Shqëipërisë, Berat Gjimshiti.
NDESHJET E SOTME
GALLATASARAI-JUVENTUS ORA 18:45
BENFIKA-REAL MADRID ORA 21:00
DORTMUND-ATALANTA ORA 21:00
MONAKO-PSG ORA 21:00
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











