“Rezultate mbresëlënëse në zgjedhje” – Antonio Costa mesazh Ramës: Mezi presi t’ju uroj nesër në Tiranë

May 14, 2025 | 11:47

Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të katërt në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

antonio costa rama

Costa thekson se rezultati në zgjedhje ishte mbresëlënës.

Më tej shprehet se mezi pret ta urojë nesër personalisht Ramën gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

urimi i antonio costa

Postimi i Antonio Costa në X:

Urimet më të përzemërta, i dashur @ediramaal, për këto rezultate mbresëlënëse në zgjedhje.

Mezi pres të të uroj personalisht nesër në Tiranë.

© Panorama.al

Te lidhura