Një qytetar, emigrant në Itali, i cili është bashkuar protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, theksoi se i kanë marrë pronat në Durrës, ndërsa shtoi se ndonëse ka bërë denoncime, nuk ia kanë marrë parasysh.
Sipas tij, një prokurore e cila kishte marrë leje lindjeje, ishte kthyer vetëm për t’i pushuar denoncimin që ai kishte bërë. Qytetari bëri me dije se i është drejtuar edhe SPAK.
“Jam emigrant, vij nga Italia dhe më kanë marrë pronat. Shkoj edhe bëj denoncim, nuk e marrin as denoncimin në Durrës. I bëj letër SPAK, më kthejnë përgjigje se e kemi çuar letrën te Policia e Mbikëqyrjes, që janë më hajdutët e të gjithë hajdutëve. Protestoj që të rrëzohet ky pushtet se ndryshe jam i vdekur. I kam ndjekur proceset gjyqësore dhe jam në gjykatën e Apelit.
Do të gjykohej në mars të këtij viti, dhe e kanë larguar me qëllim. Jam me dokumente origjinale. Ato vazhdojnë me dokumente false. Kam 20 denoncime nëpërmjet policisë, në Prokurori, që të gjitha mi kanë pushuar. Mësova edhe një gjë të rrallë. Ishte një prokurore me leje lindje, ikën nga leja e lindjes dhe erdhi vetëm për të pushuar denoncimin tim. Pres shumë nga kjo protestë.
Kushdo qeveri që të vijë gjëja e parë që duhet të zgjidhë është problemi i pronave. Nëse nuk zgjidhet as Evropa nuk hap rrugë më.“, tha ai.
© Panorama.al











