“Rama ka marrë vendime antishqiptare”- Protesta për dorëheqjen e kryeministrit, inxhinieri: Ka ndihmuar vetëm njerëzit e tij, me “Paketën e Maleve” do t’i lerë shqiptarët pa prona

Jun 27, 2026 | 19:11

Një inxhinier pyjesh, i pranishëm në protestën e 28-të për largimin e kryeministrit Rama ka deklaruar se vendimet e marra nga qeveria kanë qenë në dëm të interesave të shqiptarëve.

Duke iu referuar nismës “Paketa e Maleve”, inxhinieri pretendoi se kjo politikë do t’i lërë shqiptarët pa prona dhe do t’i detyrojë të largohen nga vendi.

“Çdo vendim që ka marrë Rama ka qenë antishqiptar. Populli nuk ka përfituar asgjë, i ka ndihmuar njerëzit e vet. Me paketën e maleve shqiptarët do ti lërë pa prona dhe do ti detyrojë të largohen nga vendi. Projekti i Skavicës është antishqiptar” tha një inxhinier pyjesh i pranishëm në protestë”, tha qytetari që u prezantua si inxhinier pyejesh.

qytetariii

© Panorama.al

Te lidhura