Denoncimi i aktivistit Progni: Endri Fuga ka ardhur nga Indonezia për të na përçarë, të hetohet pasuria e tij dhe ta çojmë te vendi! Në podkastin e Ramës kanë folur persona të dënuar për drogë

Jun 27, 2026 | 18:46

Aktivisti Gent Progni ka deklaruar se Endri Fuga ka ardhur nga Indonezia dhe po i bën PR-in kryeministrit Edi Rama me qëllim përçarjen e protestave që prej 4 javësh kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Progni denoncon se ka informacione se Fuga dhe familja e tij ka vjedhur, ndërsa bën thirrje që autoritetet të hetojnë pasurinë e tij.

“Po na thonë që ka ardhur Fuga nga Indonezia dhe po na bën PR e Ramës për të përcarë protestën. Tani kemi informacione që ky ka vjedhur ca lekë, se kot nuk ka ndenj aty, se i dimë edhe ne ca informacione. Por për të qenë edhe më të saktë kush ka informacion i çoni edhe pranë redaksive të lajmeve të gjitha vjedhjet e Fugës dhe familjes së Fugës, që meqë ka ardhur për të në përcare edhe ne ta çojmë aty të vendi. Dosjen e firmos unë”, shprehet Progni në një videomesazh.

Po ashtu aktivisti komentoi edhe sulmin që kryeministri Rama i bëri një qytetari, i cili foli me mikrofon në protestë, duke thënë se ai ka qenë i dënuar në Belgjikë.

Progni sfidoi kreun e qeverisë dhe tha se do t’i publikojë edhe me emra se disa nga të ftuarit në podkasin e kryeministrit kanë qenë persona  të dënuar për drogë, madje kanë marrë edhe fonde.

“Sot kishte nxjerrë që një i dënuar në Belgjikë paska folur në mikrofon. Kjo tregon atë që ne po mundohemi të bëjmë, që aty të flasin të gjithë, edhe të dënuarit që kanë shlyer dënimin. Spo i heqim të drejtën e votës edhe po i heqim të drejtën për të folur në mikrofon.

Ne jemi populli i thjeshtë që nuk kemi akses në dokumente apo informacione dhe po lëmë njerëzit të flasin lirshëm.

Po te podkasti i Ramës, kryeministër i Shqipërisë që ka të gjitha të dhënat e Interpolit, të policisë, informacione sekrete etj. Si ka mundësi që kanë folur disa të dënuar për drogë. Që kanë marrë edhe fonde pa fund. Si thoni ju, duhet apo nuk duhet ai mikrofoni, sepse vetëm Rama po thotë nuk duhet”, deklaroi Gent Progni.

progni

© Panorama.al

Te lidhura