“Nga Baseli në Baku”. Kështu titullohet artikulli në një revistë zvicerane, që i është kushtuar këngëtarit të njohur Valton Krasniqi, për të cilin tashmë kemi informuar se është në garë për të përfaqësuar Zvicrën në edicionin e ardhshëm të “EuroSong”, që do të mbahet në Azerbajxhan. Artikulli tek revista “Trend Magazin” thotë kështu: “Dy talente nga qyteti i Baselit prezantojnë këngën për Eurovizion Contest 2012 për Zvicrën. I pari është Valton Krasniqi, i cili me këngën e tij të zhanrit pop-hous, të titulluar ”Turn off ligths”, këngë kjo shumë e bukur, pritet të vlerësohet si një nga më të mirat në garë, pas suksesit që ka pasur Valtoni në paraqitjet e tij nëpër televizione zvicerane. Pra, ai pritet të jetë një nga finalistët. Madje, në shkrimin në fjalë Valtonin e krahasojnë edhe si talent së bashku me yllin e Star Academy, që gjithashtu është në konkurim për festivalin e madh europian për të përfaqësuar Zvicrën, Kay Aston. Ky i fundit do të paraqitet me këngën “Romeo & Zhuljeta”, një këngë romantike me të cilën rikthehet në muzikë pas një kohe të gjatë.











