Restaurohet për herë të parë filmi shqiptar me metrazh të shkurtër “Fëmijët e saj”

Feb 1, 2026 | 11:43

Në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit po vijon puna për restaurimin digjital të veprave kinematografike shqiptare.

Screenshot_2

Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit Blendi Gonxhja, njoftoi në rrjetet sociale se për herë të parë po restaurohet filmi shqiptar me metrazh të shkurtër, “Fëmijët e saj” (1957), me regji dhe skenar nga Hysen Hakani.

Procesi i restaurimit përfshin skanimin digjital të materialit origjinal filmik, stabilizimin e imazhit, pastrimin e dëmtimeve fizike, korrigjimin e kontrastit dhe densitetit, si dhe rikuperimin e cilësisë vizuale sa më afër versionit origjinal. Gjithçka po realizohet duke respektuar parimet profesionale të ruajtjes së autenticitetit të veprës.

Postimi i Ministrit Gonxhja

Në Arkivin Qendror Shtetëror i Filmit, po vijon puna për restaurimin digjital të veprave kinematografike shqiptare.

Aktualisht po restaurohet për herë të parë filmi shqiptar me metrazh të shkurtër, “Fëmijët e saj” (1957), me regji dhe skenar nga Hysen Hakani.

Procesi i restaurimit përfshin skanimin digjital të materialit filmik origjinal, stabilizimin e imazhit, pastrimin e dëmtimeve fizike, korrigjimin e kontrastit dhe densitetit, si dhe rikuperimin e cilësisë vizuale sa më afër versionit origjinal, duke respektuar parimet profesionale të ruajtjes së autenticitetit të veprës.

© Panorama.al

Te lidhura