Grupi mbikëqyrës për media “Reporterët pa kufij” thotë se Egjipti është bërë vend i pasigurt për gazetaret femra.
Ky grup vuri në pah se dy gazetare femra ishin sulmuar seksualisht kohët e fundit, duke përfshirë një kolumniste të shquar egjiptiane të lindur në Shtetet e Bashkuara, Mona Eltahavi.
“Reporterët pa kufij” kanë thënë se “nuk ka zgjidhje tjetër”, përveç ndalimit të dërgimit të gazetareve femra në Egjipt.











