Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione mes opozitës dhe maxhorancës, ku deputeti demokrat Flamur Noka është përplasur me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali.
Teksa Noka kërkoi fjalën në Kuvend, iu drejtua kryeparlamentares: “Edhe dy muaj je mos bëj partizanen”.
Ndërsa Elisa Spiropali iu përgjigj duke thënë se “Mos më qaj hallin Flamur”.
Replikat mes tyre:
Elisa Spiropali: Zoti t’ju falë se nuk dini se çbëni andej nëpër rrugët e botës, populli e di se ç’bëni ndaj nuk ju ka folur.
Flamur Noka kërkon fjalën
Elisa Spiropali: Për procedurë
Flamur Noka: Se mos e ke pronë private, se edhe 2 muaj të kanë mbetur
Elisa Spiropali: Mos më qaj hallin Flamur
Flamur Noka: Edhe dy muaj je mos bëj partizanen.
Me inceneratorin u vodh 400 mln euro dhe ju,…
Spiropali i mbyll mikrofonin: S’është për procedurë, ke diçka për procedurë. E ke të hapur mikrofonin
Flamur Noka: S’do të pyes ty
Elisa Spiropali: Do të pyesësh se do të respektosh rregulloren, mos i bjerë foltores
Flamur Noka: S’do të pyes ty
Elisa Spiropali: Do të përjashtoj nga seanca
Pas tensioneve mes tyre, kryetarja e Kuvendit e përjashtoi nga seanca deputetin Flamur Noka.
© Panorama.al











