“Nuk na përfaqësoni!”- Protesta e 53-të kundër qeverisë dhe Edi Ramës, qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Dorëheqje! Shqipërinë e kemi ne!

Jul 22, 2026 | 21:42

Me thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe kundër klasës politike, qytetarët kanë zhvilluar protestën e 53-të radhazi në kryeqytet, duke vijuar marshimin e tyre në rrugët e Tiranës.

Protestuesit nisën marshimin nga sheshi para Kryeministrisë drejt disa prej akseve të qytetit, duke përsëritur thirrjet që janë bërë tashmë pjesë e protestës: “Rama jep dorëheqjen!” dhe “Dorëheqje!”.

“Nuk na përfaqësoni!” dhe “Shqipërinë e kemi ne!” ishin disa nga mesazhet e tjera që shoqëruan marshimin e mbrëmjes së 53-të, drejtuar të gjithë deputetëve të Parlamentit.

Screenshot 2026-07-22 214152

Screenshot 2026-07-22 214209

© Panorama.al

Te lidhura