Renditja e partive në fletën e votimit për zgjedhjet parlamentare! Ilir Meta reagon nga qelia: Koalicioni ynë i pari më 11 Maj me një fitore madhështore!

Mar 18, 2025 | 11:23

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia lidhur me renditjen e partive në fletët e votimit për zgjedhjet e 11 Majit.

Screenshot_6

Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në koalicionin ku bën pjesë edhe Partia e Lirisë renditet e parë në fletën e votimit.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta shkruan: “Koalicioni ynë, “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, starton garën me numrin 1. Koalicioni ynë del po i pari më 11 Maj me një fitore madhështore! Më 11 maj fitorja plebishitare fillon nga Tirana dhe do të përqafojë të gjithë Shqipërinë si një flamur madhështor shprese!”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi dje (17 mars) listat e kandidatëve për deputetë të koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Partia Aleanca Kombëtare dhe Lëvizja Atdheu, ndërsa është miratuar edhe renditja në fletën e votimit për subjektet zgjedhore.

E para në listë do të jetë, koalicioni “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ndërsa Partia Socialiste do të jetë e pesta.

Renditja në fletën e votimit;

  1. PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore
  2. Partia Lëvizja Bashkë
  3. Lëvizja Atdheu
  4. Partia Koalicioni Euroatlantik
  5. Partia Socialiste
  6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet
  7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare
  8. Partia Aleanca Demokracia e Re
  9. Djathtas për Zhvillim
  10. Partia Mundësia
  11. Partia Social Demokrate

© Panorama.al

Te lidhura