Vajza e Rob Reiner, Tracy, ka deklaruar se është e shkatërruar nga vdekja tragjike e babait të saj.

Vajza e adoptuar e regjisorit nga martesa e tij me Penny Marshall u shpreh se ende po përpiqet të përballet me humbjen e të atit dhe bashkëshortes së tij, Michelle, krim që ndodhi një ditë pasi ishin së bashku një takim familjar.
Çifti u vra të dielën, më 14 dhjetor, në shtëpinë luksoze në Los Angeles. Sipas raportimeve të huaja, trupat e viktimave u gjetën në banesë nga vajza e tyre Romy, ndërsa djali i çiftit, Nick, u arrestua si autor i krimit të dyfishtë.
“Unë vij nga familja më e mirë që ka ekzistuar ndonjëherë“, tha Tracy Reiner për NBC News, duke shtuar: “Nuk di çfarë të them. Jam e shokuar”.
Prindërit biologjikë të Tracy-t janë Penny Marshall dhe Michael Henry. Rob Reiner e adoptoi atë kur u martua me Penny Marshall në vitin 1971 dhe e rriti si vajzën e tij.
Edhe pse nuk ishin të lidhur biologjikisht, marrëdhënia e tyre ishte gjithmonë e ngushtë.
Sipas revistës People, ajo u takua me të atin të shtunën, një ditë para vdekjes së tij. Po atë natë, Rob Reiner dhe djali i tij 32-vjeçar, Nick Reiner, u grindën në një festë Krishtlindjesh të organizuar nga Conan O’Brien përpara se çifti të largohej nga eventi.
© Panorama.al










