Përfaqësuesit e ngarkuar nga Partia Demokratike për të komunikuar me përfaqësuesit e PS-se per probleme te reformes zgjedhore, Oerd Bylykbashi dhe Viktor Gumi kanë përgënjeshtruar sot kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama duke u shprehur se “deklarata e z. Rama se ne nuk kemi kthyer pergjigje nuk qendron.”
Në një njoftim të shkurtër të përfaqësuesve të PD-së thuhet se “ Në cilësine e të ngarkuarve nga Partia Demokratike për të komunikuar me përfaqesuesit e PS-së për probleme të reformës zgjedhore, informojmë publikun se ne kemi shqyrtuar me seriozitet propozimet e PS-së për këtë reformë, dhe i kemi kthyer me shkrim përgjigjen tonë, të bërë publike tashme edhe nga kryetari i PD-se, për rrjedhojë, deklarata e z. Rama se ne nuk kemi kthyer përgjigje nuk qëndron.”
Me heret kreu i PS-se, Edi Rama i kerkoi edhe njehere Partise Demokratike përgjigje per paktin prej 10 pikash te propozuar nga opozita, ku përfshihet edhe reforma zgjedhore.
Menjëhere pas tij, kryeministri Berisha u përgjigj duke shprehur gatishmërine e tij për të bashkepunuar per reformen zgjedhore dhe integrimin, duke shtuar se, nuk pranon bisedime per ndarje pushteti ne tavolinë.
© Panorama.al











