TIRANE- Deputeti i PS-se, Damian Gjiknuri, njeheresh nje nga te mandatuarit e opozites per reformen zgjedhore ka deklaruar sot se kane nisur bisedimet me maxhorancen.
Gjate nje prononcimi per mediat, para nisjes se seances se sotme plenare ne Kuvend, Gjinkuri pranoi se bisedimet me palen tjeter kane filluar, nderkohe qe ka shprehur gatishmerine e PS per te nisur sa me shpejt punen.
“E vërteta është se jemi duke biseduar me palën tjetër. Shpresojmë të fillojmë sa më shpejt duke adresuar kryesisht rekomandimet e ODIHR. E vetmja cështje që nuk është në rekomandimet e ODIHR dhe është pjesë e debatit është cvështja e sistemit zgjedhor, por PS e ka bërë të qartë se ne nuk duam të kondicionojmë reformën me ndryshimin e sistemit zgjedhor, por për probleme të tjera që kanë të bëjnë me administrimin e zgjedhjeve në Shqipëri, ne do të kemi fjalën tonë dhe propozimet tona”- tha ai.
Sipas tij, shpresohet te gjendet kompromis edhe me mbështetjen e organizata që e kanë marrë përsipër këtë angazhim.”E vetmja cështje që nuk është në këto rekomandime, është ajo e sistemit zgjedhor, por ne nuk duam të kushtëzojmë reformën me ndryshime në sistemin zgjedhor”- tha ai.
© Panorama.al











