Reforma zgjedhore, Berisha: Gati për tryezën

Oct 17, 2011 | 14:02

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka përsëritur sot ftesën drejtuar opozitës për të përmbyllur në kohë dhe me standardet e kërkuara reformën zgjedhore. Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e grupit të PD-së, Berisha ka shpehur gatishmërinë për uljen në tryezë së bashku me opozitën, gjithnjë për rakordimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, edhe me konsulencën e Komisionit të Venecias.

“Nëse opozita do të hartojë amendamentet për të rakorduar rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, dhe t’ia dërgojë Venecias, ne i votojmë pa kushte, sepse kemi bindjen se ajo që vjen nga këto është brenda standardeve. Nëse rama kërkon mbledhjen e tryezës dhe ne i jemi përgjigjur me shkrim jemi gati të ngremë tryezën me prani të ekspertëve, jemi të gatshëm të punojmë me konsensus të plotë, gjithpërfshirës dhe në kushte pariteti”- tha ai.

Berisha ka kujtuar sot se të gjithë ata që u përpoqën ta ndihmojë Ramën në mënyrë të pandershme e dëmtuan atë, “sepse e detyruan të mbajë atë kurs që mbajti që i kushtoi disfatën e majit dhe disfatën personale në kryeqyettin e vendit”.

© Panorama.al

Te lidhura