Kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmaili mësohet se kanë marrë sot një ftesë zyrtare nga Partia Socialiste për të ulur në një tryezë për të diskutuar mbi reformën në drejtësi dhe ligjet qe kerkojne 3/5 e votave.
Tryeza është fiksuar për nesër në mesditë, ku kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama do të jetë i shoqëruar nga deputeti, Fatmir Xhafaj.
Ftesa është inicuar nga deputetë të Partisë Socialiste, anëtarë të Komisionit të Ligjeve. Ende nuk ka të dhëna nësë ftesa ka marrë përgjigje nga maxhoranca.











