Universitetet, Berisha: Duhet reformë financiare

Oct 17, 2011 | 10:21

TIRANË- Kreu i qeverisë, Sali Berisha e ka vlerësuar reformën financiare në universitetet e vendit, jo vetëm si një hap pozitiv, por edhe domosdoshmëri.

Gjatë fjalës së tij në një konferencë të zhvilluar sot pikërisht për këtë qëllim, Berisha theksoi se mekanizmi i ri financiar do të krijojë një mundësi të re për të gjithë të rinjtë që duan të vijojnë studimet e larta pavarësisht të ardhurave të pakta.

“Të ardhurat nuk do jenë pengesë për ndjekjen e universiteteve, por kjo qeveri është e vetëdijshme se barazia e imponuar mban shkallën më të lartë të pabarazisë dhe ne duhet të dalim prej saj. Duke aplikuar një mekanizëm të ri financiar, një studim pilot në universitetet publike dhe më pas në ato private, ne hedhim një hap të rëndësishëm përpara”- tha Berisha.

Ai numëroi arritjet e bëra në këtë fushë shumë të rëndësishme të dijes, duke pranuar se ne kushtete e mbipopullimit me studentë, universitetet përballen me shumë vështirësi.

“Do rrisim buxhetin për të motivuar mësimdhëninen dhe kërkimin shkencor në cdo njësi tuajën, do bëjmë gjithcka dhe garantoj se do t’u japim ju autonominë maksimale, pasi kam bindjen se leva e Akrimedit për universitetet është liria akademike. Kjo rritje e përnjëhershme ka sjellë natyrshëm një shproporcion të papranueshëm në raportet statistikore, student-pedagogë”- tha Berisha, duke premtuar angazhim për zgjidhjen e problematikave.

Ai këshilloi që model për këtë sferë të merren universitetet anglo saksone. Sa për universitetet publike, Berisha pranoi se qeveria është e hapur ndaj tyre, por gjithnjë duke përcaktuar kriteret më rigoroze e transparente.

 

© Panorama.al

Te lidhura