Trajneri Ruben Amorim ka bërë një reflektim mbi vitin e kaluar dhe eksperiencën e tij në drejtimin e skuadrës së Mançester Junajtid në sezonin 2025/2026. Ai pranon që, nëse do të kishte mundësi të kthehej një vit më parë, do të kishte vepruar ndryshe për disa situata.
“Nëse do të mund të kthehesha një vit më parë, them se do t’i bëja gjëra ndryshe”, u shpreh Amorim, duke bërë autokritikë dhe reflektim mbi vendimet e tij. Ai shtoi se vitet e fundit kanë qenë jashtëzakonisht… mësimore: “Kam mësuar më shumë këtë vit si manaxher, sesa të gjithë pesë vitet e tjera së bashku”, duke theksuar rëndësinë e sfidave dhe situatave që ka përballuar gjatë sezonit aktual.
Fjalët e tij tregojnë një manaxher të pjekur dhe të reflektuar, i cili ka nxjerrë mësime nga gabimet dhe sukseset, dhe që synon të përmirësojë paraqitjen e skuadrës në pjesën tjetër të sezonit. Amorim, ka dhënë një deklaratë shumë domethënëse edhe për të ardhmen e Kobie Maino, duke e cilësuar mesfushorin e ri si një nga shtyllat kryesore të projektit afatgjatë të klubit.
“Maino do të jetë e ardhmja e Junaitid”, ka theksuar Amorim, duke treguar besimin e plotë në potencialin e 19-vjeçarit. Ndër të tjera, trajneri portugez theksoi se futbolli ndryshon shumë shpejt dhe se Maino duhet vetëm të presë momentin.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











