Real Madrid- Barcelona, UEFA nis hetimet

Apr 28, 2011 | 18:21

Më 6 maj Komisioni Disiplinor pranë UEFA-s do të japë vendimin mbi dy çështje të ngritura për hetim bazur në ndeshjen mes Real Madrid dhe Bercelonës.

UEFA njoftoi sot hapjen e hetimeve për të dy klubet. Real Madrid do të hetohet për hedhjen e sendeve të papërshtashme në fushë, kartoni i kuq i dhënë për Pepen dhe deklaratat e cilësuar si të papërshtatshme të teknikut Hose Muronjo të dhëna për mediat pas ndeshjes.

Sipas UEFA-s kjo është e bazuar në nenin 5 , Parimi i Sjelljes, në Rregulloren e UEFA-s.

Nga ana tjetër Bercelona do të hetohet lidhur me kortonin e kuq të marrë nga portieri i dytë Pinto.

Në mbarim të pjesë së parë, ndërsa ekipet po hynin në dhomat e zhveshjes Pinto pati një konflikt me drejtues të Real Madrid, veprim i cili i kushtoi kartonin e  kuq.

Gjysëmfinalja e parë, e vlefshme për Ligën e Kampionëve, mes Real Madrid dhe Barcelonës përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të Barcelonës, me një dopietë të Mesit.

© Panorama.al

Te lidhura