Reagimet për sulmin terrorist në Sidney, Albanese: Jemi të tronditur! Netanyahu: E paralajmërova kryeministrin australian! Von der Leyen: E shokuar, së bashku kundër dhunës

Dec 14, 2025 | 14:19

Sulmi i rëndë terrorist me të paktën 12 të vdekur dhe 29 të plagosur deri tani në Sidney të Australisë ka sjellë edhe reagime të forta ndërkombëtare, veçanërisht tel Avivit zyrtar, pasi shënjestër ka qenë komuniteti hebre që po kremtonte një festë fetare.

albanese netanyahu

Kryeministri australian Anthony Albanese i ka përshkruar skenat pas sulmit vdekjeprurës në një aktivitet të Hanukkah në Sydney, si “tronditëse dhe shqetësuese”, ndërsa mblodhi komitetin e sigurisë kombëtare.

“Policia dhe shërbimet e emergjencës janë në terren duke u përpjekur të shpëtojnë jetë”, shkroi Albanese në një deklaratë. “Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë prekur.”

Ai tha gjithashtu se kishte folur me kreun e Policisë Federale Australiane dhe kryeministrin e Uellsit të Ri Jugor.

“Ne po punojmë me Policinë e Uellsit të Ri Jugor dhe do të japim përditësime të mëtejshme sapo të konfirmohen më shumë informacione.”

Albanese do të takohet me komitetin e sigurisë kombëtare dhe do t’i drejtohet Parlamentit më vonë, tha Ministri i Punëve të Brendshme Tony Burke.

australi1

Netanyahu: I thashë Albaneses se qeveria e tij po i hedh benzinë ​​zjarrit të antisemitizmit

Duke folur disa orë pas sulmit terrorist vdekjeprurës në Sydney gjatë një festimi të Hanukkah, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vuri në dukje se në gusht i kishte dërguar një letër kryeministrit australian Anthony Albanese, duke e akuzuar Canberra-n se po i shtonte benzinë ​​”zjarrit të antisemitizmit”.

Duke parafrazuar letrën e tij, Netanyahu vuri në dukje se politikat e Albanese, të cilat përfshijnë njohjen e një shteti palestinez, inkurajojnë “urrejtjen ndaj hebrenjve që tani dominon rrugët tuaja. Antisemitizmi është një kancer. Ai përhapet kur udhëheqësit heshtin. Ju duhet ta zëvendësoni dobësinë me veprime”.

australi sulmi sidney

Netanyahu vazhdoi , duke thënë se:

“Sulmi ishte i tmerrshëm. Vrasje me gjakftohtësi. Numri i viktimave për fat të keq po rritet me çdo minutë. Ne kemi parë thellësinë e së keqes. Ne gjithashtu pamë kulmin e heroizmit hebre. Ne jemi në një betejë kundër antisemitizmit global dhe e vetmja mënyrë për ta luftuar atë është ta denoncojmë dhe ta luftojmë atë. Nuk ka rrugë tjetër. Kjo është ajo që bëjmë në Izrael. IDF dhe forcat tona të sigurisë, së bashku me qeverinë dhe popullin tonë, do të vazhdojnë ta bëjnë këtë.”

Në një sulm indirekt ndaj qeverisë australiane, Netanyahu thekson:

“Ne do të vazhdojmë të denoncojmë ata që nuk denoncojnë, por inkurajojnë. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë që udhëheqësit e kombeve të lira të bëjnë atë që kërkohet. Ne nuk do të dorëzohemi, nuk do të ulim kokën, ne do të vazhdojmë të luftojmë siç bënë paraardhësit tanë”.

von der leyen

Von der Leyen: E tronditur, së bashku kundër dhunës!

“E tronditur nga sulmi tragjik në Bondi Beach, shkruan sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në platformën X, pas sulmit me 12 viktima në një plazh australian.

”U dërgoj ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve dhe të dashurve të viktimave”, shton ajo.

”Evropa qëndron me Australinë dhe komunitetet hebraike kudo që janë. Ne jemi të bashkuar kundër dhunës, antisemitizmit dhe urrejtjes”, përfundon Von der Leyen.

© Panorama.al

Te lidhura