Ravaneli: Zlatan Ibrahimoviç, lojtari perfekt për numrin 11

Nov 11, 2011 | 14:17

Rrota e futbollit nuk ndalet. Shko përpara, pa u trembur. Rinovohet, përmirësohet. Ndoshta, me kalimin e kohës, humbasin disa “nota romantike” të kësaj loje, që u përshtaten nevojave të klubeve dhe të tifozëve. Një datë e tillë, 11 / 11 / 2011, është e pamundur që të mos lidhet me instinktet e atyre lojtarëve “par excellence” të kësaj loje, që kanë mbajtur në kurriz numrin 11. Lojtarë tipikë, të vecantë, që kanë spikatur me gola, lëvizjet, teknikën, fizikun, gjithcka. Për shembull, një “numër historik 11”, që përfshin kategoritë e fenomeneve, përfaqësohet më së miri nga Fabricio Ravaneli. “Penda e bardhë “, sikurse e patën emërtuar atë në Torino, ka fatin e Juventusit. Me një mënyrë të veçantë të performancës në fushë, ai do të mbetet gjatë në zemrat e tifozëve.

Fabricio, si ju lindi ideja për të veshur atë bluzë, me numrin 11 në shpinë?
Kjo ishte zgjedhja ime. Sepse bëhej fjalë për një numër që e kam pëlqyer gjithmonë. 11-ta ka qenë për mua diçka shumë e rëndësishme. Kur kam filluar të luaj futboll, kuptova se karakteristikat e mia si futbollist ishin të përshtatshme për këtë numër. Kështu që nuk kam hequr dorë prej tij (përveç një kohe të shkurtër te Lacio). E kam mbajtur numrin 11 edhe në përvojat e mia jashtë vendit, në Francë dhe Angli.
Në futbollin modern, megjithatë, vlera e tij duket pothuajse zero…
Sepse po përqafohen numrat nga 1 deri te 99, edhe pse nuk ka ndryshuar gjithçka në futboll. Duket sikur nuk ka më shumë rëndësi numri, por emri që ke shkruar në fanellë. Kjo, megjithatë, nuk do të thotë se të gjithë mund ta meritojnë atë, me numrin 11. Dikur e kanë veshur këtë fanellë edhe lojtarë mbrojtës, ndërsa tani ka humbur kjo lloj tradite. Fanella me numrin 11, sidoqoftë, mbetet më e lakmuara, më tërheqësja për cilindo futbollist. Pastaj, në kohë të ndryshme, mënyra e të bërit të gjërave dhe e të menduarit nuk janë të njëjta.
Pas një numri të tillë, megjithatë, fshihen disa aftësi teknike specifike dhe taktike. Cilat ishin ato, me të cilat jeni mburrur edhe ju?
Unë dëshiroja të isha një sulmues modern, i mirë në zonë e rreptësisë, i aftë për të shënuar sa më shumë gola, për të fituar respektin e kundërshtarëve. Por roli im nuk përfundonte këtu: Juventusi, në kohën time, kishte konceptin: “luajnë të gjithë për një dhe një për të gjithë”, kështu që më pëlqente më shumë të ndihmoja ekipin. Edhe në Peruxhia, në fillim të karrierës sime në futboll, më kanë mësuar për të bërë këtë gjë. Mua nuk më pëlqejnë ata lojtarë, të cilët, kur nuk shënojnë, e humbasin toruan edhe në aspekte të tjera të lojës. Unë nuk kam dashur të jem një sulmues, si gjithë të tjerët, gjithsesi.
Në fillim Trapatoni, pastaj Lipi. A jeni ndjerë ndonjëherë të sakrifikuar?
Në fillim jam vënë në dispozicion të ekipit. Pastaj, duke u rritur si futbollist, duke fituar përvojë. Eshtë normale që çdo trajner përpiqet të përfitojnë në mënyrën e vet nga cilësitë tuaja.
Ndër numrat 11 në futboll, është dikush që të ka frymëzuar dhe ke kërkuar të bëhesh si ai?

Jo, me të vërtetë jo. Nuk ishte se kisha ndonjë idhull, pas të cilit çmendesha. Kur kam filluar të luaj futboll, pati një sulmues që më pëlqente më shumë se të tjerët, me këtë numër: Xhianluka Viali. Megjithatë, unë nuk doja kurrë të identifikohesha me atë, nuk jam përpjekur ta imitoj. Më vonë kam pasur rastin për të luajtur së bashku me Vialin në Torino, ku e kam njohur edhe si njeri.
Imazhi juaj te Juventusi duket se rivalizohet shumë nga prania e të njëjtëve, si Viali, Roberto Baxhio e pastaj Del Piero. Ajo është e vështirë për të gjetur “marrëveshje” mes këtyre kampionëve?
Të gjithë kemi luajtur për një ekip që donte të merrte rezultate të mëdha. Ne jemi shndërruar në një amalgamë, falë formulës së duhur. Jemi integruar mjaft mirë me njëri-tjetrin dhe këtë e tregojnë rezultatet.
Sot, nuk ka shumë lojtarë si ju. Megjithatë, a ka një të tillë, që mendoni se e bën mjaft mirë rolin e tij, me këtë fanellë?
Unë them Zlatan Ibrahimovic. Një lojtar i jashtëzakonshëm, unik, që është duke bërë gola shumë. Një lojtar i përkryer në gjykimin tim, që e mishëron dhe e meriton numrin 11 të kohëve moderne.
Jeni kthyer tek Juventusi pas pesëmbëdhjetë vjetësh, duke stërvitur një ekip moshash të këtij klubi. Cilat janë ndjenjat dhe çfarë prisni nga e ardhmja juaj?
U përpoqa ta merrja me lehtësi këtë detyrë, edhe pse nuk është e lehtë për të shkuar në një rol krejtësisht të ri. Unë jam një njeri i fushës, por në këtë rol të ri më duhet të sillem shumë ndryshe. Tani jam i përqendruar të punoj shumë me të rinjtë, ndërsa në të ardhmen aspiroj të bëhem një trajner i fortë i një ekipi të madh.

© Panorama.al

Te lidhura