Rasmusen: S’duhen hetime, KFOR u vetëmbrojt

Oct 4, 2011 | 12:04

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, iu përgjigj dje kërkesës së Beogradit për të hetuar ngjarjet në Jarinë, ku u plagosën katër ushtarë të KFOR-it dhe disa serbë, se nuk është i nevojshëm asnjë lloj hetimi, pasi është e qartë që KFOR u vetëmbrojt. Rasmusen tha në Bruksel se “I kam marrë raportet dhe kam biseduar me Presidentin serb, Tadiç. U kam ofruar serbëve informacione nëpërmjet kanaleve të zakonshme ushtarake. Trupat e KFOR-it qartazi kanë vepruar në vetëmbrojtje”. Këto komente ai i bëri në konferencën për shtyp në Bruksel, para mbledhjes së ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.

© Panorama.al

Te lidhura