TIRANE- Pasi i ka dorëzuar dorazi raport- progresin kryeministrit, Sali Berisha, presidentit Bamir Topi dhe kreut të opozitës, Edi Rama, ambasadori i Bashkimit Evropian, Etore Sekui gjatë një konference për shtyp ka prezantuar pjesë nga raporti, që janë edhe arsyet pse Shqipëria nuk mori një vlerësim pozitiv.
Pjesë nga raporti
Viti 2010 ka parë hapa të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së. Qytetarët e Shqipërisë patën mundësinë që të udhëtonin pa viza, dhe komisioni rekomandoi se do të hapeshin bisedimet për anëtarësim nëse do të plotësoheshin 12 rekomandimet e vendosura nga BE-ja, tha Sekui.
Në vitin 2011 Shqipëria ka filluar punën për përmbushjen e prioriteteve. Qeveria shqiptare ka përgatitur një plan veprimi për këto prioritete. Disa përparime janë bërë, në fusha si lufta kundë krimit të organizuar, të drejtat e fëmijëvë, përmirësimi i trajtimit të të burgosurve, reforma në gjyqësorë, etj.
Megjithatë progresi është penguar nga vazhdimi i ngërçit politk, dhe burime të tjera konfliktuale që kanë shtuar klimën e mosbesimit. Reforma të rëndësishme që kanë të bëjmë me Bashkimin Evropian, ende nuk janë miratuar, sidomos ata që kanë të bëjnë me 3/5, apo procedurat e emërimit për disa institucione të pavaruara.
Për të përmbushur kriteret Shqipërisë do t’i duhet për të përmirësuar punën e Kuvendit, të garantojë zgjedhjet, të reformojë administratën, te zbatojë strategjinë e reformës në gjyqësor, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, apo çështjen e pronave.
Pavarësisht një proçesi relativisht të qetë dhe transparent ditën e votimit, zgjedhjet vendore shënuan mangësi për të cilat kërkohet reformë e shumëanshme zgjedhore.
Ekonomia shqiptare vazhdoi të kishte rritje.
Shqipëria ka bërë disa përparime, por ekzekutimi i kontratave dhe zbatimi i shtetit të së drejtës vazhojnë të pengojnë zhvillimin e metëjeshëm ekonomik.
Shqipëria ka bërë hapa të konsiderueshëm në përafrimin e lëgjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian. Ka nevojë që të bëhen hapa shumë thelbësore përpara në fusha, si lëvizja e lirë, e punonjësve, energjia, mjedisi, transporti ajror etj.
Ka patur një përparim të kufizuar për përmbushjn e kritereve politike dhe kritereve të dhëna nga Bashkimi Evropian.
Ka patur disaa sinjale pozitive që partitë të fillojnë dialogun, i cili kërkohet në mënyrë urgjente, që do të bëje që progresi të vazhdojë në fushën e integrimit evropian.
Përpara se të rekomandohet çelja e negociatave Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa për miratimin dhe zbatimin e reformave.
Në fillim të fjalës së tij, Sekui sqaroi se raporti bazohet në informacionin i cili mblidhet dhe analizohet nga Këshilli I Evropës.
“Kemi përdorur shumë burime, kontributet janë sjellë nga qeveria nga shtetet anëtare por edhe nga organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe vendase. Burimet kanë qenë të shumta, të mirëinformuara dhe të ndryshme”- tha Sekui.
© Panorama.al











