Ambasadori i Bashkimit Evropian, Etore Sekui, ndërsa i dorëzoi kryeministrit Sali Berisha raport progresin tha se, raporti është një mjet tepër i rëndësishëm dhe se jep një panoramë të asaj gjendje që Shqipëria ndodhet sot.
Sekui tha se raporti tregon ecurinë ose mënyrën për të ecur përpara drejt Bashkimit Evropian, ndërsa shtoi se kryeministri Berisha I ka shprehu vendosmërinë e qeverisë s ëtij për të vazhduar punën në përmbushje të 12 rekomandimeve.
“Ne besojmë që rruga e integrimit është dhe duhet të jetë një objektiv mbarëkombëtar. Ne kemi besim se Shqipëria i ka kapacitetet e duhura për të plotësuar standartet e larta për të hapur bisedimet. Për këtë kërkohët vendosmëri dhe angazhim. Përkushtim si dhe mobilizimin e të gjitha përpjekjeve”- tha Sekui.
Sekui paralajmëroi një konferencë për shtyp në orët në vazhdim, lidhur me raport progresin.
© Panorama.al











