TIRANË- Fyese dhe tallëse për shqiptarët e ka quajtur kreu i grupit kuvendor të PS-së, fjalën e kryeministrit, që sipas tij sot duhet të jepte dorëheqje bashkë me ministren e Integrimit për refuzimin e statusit. Pas fjalës së Berishës, Ruci ka deklaruar se refuzimi i BE është i qartë dhe plotësisht i arsyeshëm, i bërë për arsye politike, ekonomike dhe institucionale dhe për këto tre arsye sipas tij, duhet të përgjigjet qeveria.
“Vendi nga 12 rekomandimet nuk ka realizuar asnjë, ndërkohë që Mali i Zi dhe Serbia i plotësoi. Me këtë qeveri jemi gjithnjë të fundit dhe kërkohet përgjegjësia te opozita. Cila është përgjegjësia e opozitës për krimin e organizuar, se ju vrisni demonstrues dhe deputetin e opozitës, ju vidhni votimet se nuk bëni dot votime të lira.
Ju duhet të jepni llogari, se keni shkatërruar kredibilitetin e vendit në sytë e ndërkombëtarëve dhe këtë nuk ua falin shqiptarët. Së dyti keni humbur interesat ekonomike dhe financiare të shqiptarëve”- tha Ruci, duke shtuar se më e pakta do të ishte mbajtja ulur e kohës dhe falje drejtuar shqiptarëve.
Ruci deklaroi se në emër të grupit I kërkon kryetares së Kuvendit mbajtjen e një senace të posacme për t’u ndalur me të gjithë përgjegjësinë në mocion me debat për progres raportin dhe klasa politike të nxjerrë përgjegjësinë dhe të thotë fjalën e saj.
“Berisha na etiketoi shqiptarë që dëmtojmë vendin dhe I them atij; Berisha shqiptar je dhe ti, por këtë që i ke bërë këtij vendi do e kishte zili cdo pushtues i tij, për këtë duhet të japësh dorëheqje”.
© Panorama.al











