TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste e ka quajtur një analizë të kthjellët raport progresin e Komisionit Evropian, duke e konsideruar atë një vazhdimësi të detyrave të lëna për vendin tonë nga opinioni i vitit të kaluar.
Zyra e shtypit të PS-së, në një deklaratë të shkurtër për shtyp thotë se kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e konsideron progres raportin si një instrument të rëndësishëm për demokratizimin e shoqërisë dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë.
“Si drejtues i opozitës Edi Rama përfiton nga rasti për të rinënvizuar vullnetin e opozitës shqiptare për të ushtruar përgjegjësinë që i takon në jetësimin e axhendës shtetndërtuese dhe europianizuese të Shqipërisë”- thuhet në deklaratë











