Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar sot një raport lidhur me lirinë fetare, ku përfshihet edhe Shqipëria.
Në vija të përgjithshme raporti është mjaft pozitiv për vendin tonë.
Raporti thekson se ligjet dhe politikat e vendit mbrojnë lirinë e fesë. Në përgjithësi qeveria e zbaton mbrojtjen që i jep ligji religjionit, thuhet ne raport.
“Nuk pati asnjë ndryshim në statusin e respektimit të lirive fetare nga qeveria gjatë periudhës së marrë në shqyrtim nga raporti..Nuk pati raportime për abuzime ose diskriminim shoqëror bazuar në përkatësinë fetare.”- thuhet më tej në raportin e DASH.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë diskutuar vazhdimisht me qeverinë e Shqipërisë çështjet e lirisë fetare, si pjesë e politikës së gjithashme për të promovuar të drejtat e njeritu.
Raporti përfshin periudhën korrik- dhjetor 2010.
© Panorama.al











