TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama vizitoi sot 16-vjecarin Ali Doci, qe u plagos dje gjate nje perplasjeje me simpatizante te LSI-se, duke e cilesuar situaten e incidenteve shume serioze.
Rama ka leshuar akuza ne drejtim te LSi-se, për acarimin e situatës në prag të zgjedhjeve vendore, ndonese kjo e fundit deklaroi permes kreut te saj, Meta se nuk ka asnje lidhje me incidentet.
“Nuk është hera e parë që ndodhin këto incidente. Brenda pak ditësh kanë ndodhur disa incidente. Meta dhe Berisha synojnë të mbajnë me dhunë pushtetin që të vazhdojnë të vjedhin. Nëse ata duan të fitojnë diçka, duhet ta bëjnë me votë”, tha Rama, duke shtuar se nxitesit e incidenteve do te ndeshkohen me vote me 8 maj.











