Rama: Taksat e qeverisë, 50 herë më të larta se të bashkisë

Apr 11, 2011 | 13:51

TIRANË- Kreu aktual i bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ne gare per mandatin e katert, duke hedhur poshtë akuzat e rivalit demokrat, Lulzim Basha për taksat lokale ka theksuar se është pushteti ai që po mbyt qytetarët me taksa e jo bashkia.

Gjatë takimit elektoral, me tregratë e banorë pranë tregut çam në njësinë bashkiake numër 10, Rama kujtoi se një familje në Tiranë paguan 5 500 letë të vjetra në muaj për mirëmbajtjen dhe ndërtimin e qytetit.

Sipas tij, gjelbërimi, pemët e reja të mbjella, ndricimi, rrugë, shkolla dhe pastrim janë të përfshirë në këtë kontribut.

“Ndërkohë që cdo familje paguan 50 herë më shumë detyrime ndaj qeverisë dhe vetëm lekët që qeveria i merr një familjeje të zakonshme tek tvsh e bukës në muaj janë më shumë sesa kontributi për gjithë punët e qytetit”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura