Rama, Stounstrit: Raporti uli tensionin politik

Sep 13, 2011 | 15:46

TIRANE- Kreu i PS-se, duke falenderuar misionin e OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet dhe raportin e publikuar ka dekaruar se cdo fjale e tij eshte e qarte dhe rekomandimet shume te vlefshme.

Gjate takimit me shefin e misionit, Rama tha e cilesoi raportin një gur themeli për futjen e zgjedhjeve në binarët e duhur, që ndryshe nga raporti i vitit 2009 ndikoi pozitivisht në uljen e tensionit politik me objektivitetin e me qartësinë e tij.

“Partia Socialiste e konsideron raportin tuaj një ndihmë të çmuar dhe një pikë referimi solide për një reformë që t’i japë fund deformimeve të papranueshme zgjedhore”- tha ai.

Stounstrit theksoi nevojen per rregullime ligjore si edhe krijimin e kushteve për rritjen e besimit të njerëzve tek zgjedhjet përmes një kulture politike që ta bëjë të mundur një gjë të tillë.

Në këtë takim kryesocialisti Edi Rama u shoqërua nga deputetët Vasilika Hysi e Damian Gjiknuri, të mandatuar nga grupi parlamentar i opozitës për të ndërtuar me palën tjetër metodologjinë dhe hapat për Reformën Zgjedhore.

© Panorama.al

Te lidhura