Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se po “dekoron” elementë të krimit, teksa po komentonte deklaratën e xhaxhait të efektivit të vrarë Enea Mekolli, i cili tha kriminelët po sundojnë në çdo cep të vendit.
Berisha tha se dekorimi i babait të Ergys Agasit nga Partia Socialiste përbën një sfidë të hapur për qytetarët e Durrësit dhe institucionet e drejtësisë.
Po ashtu Berisha komentoi edhe dekoratën ndaj ish deputetit socialist Jurgis Çyrbja, i dënuar për lidhje me krimin, teksa tha se ai se informonte Altin Hajrin, i cili është dënuar në mungesë për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.
“Dy aktet e fundit në qytetin e Durrësit janë akte të cilat nuk lexohen dhe gjendjen as në realizmin fantastik të Garcia Marques. Shpallja fisnik i PS i të atit të Ergys Agasit ishte sfidë e hapur dhe e tmerrshme për qytetarinë e Durrësit. Meritë e vetme e Bardhyl Agasit i dha Durrësit e Shqipërisë një famëzi si Ergysi.
Dhe me medaljen që i jep, Rama i bën mbrojtje të plotë nga hetimet e SPAK dhe të tjera, ku unë nuk kam të dhëna, po nuk është çudi se noton mbi pasurinë kriminale të djalit të tij.
Po në Durrës siç e dini, u shpall fisnik i PS Jurgis Çyrbja, ish deputeti socialist që shërbente si informator i Altin Hajrit, vrasësi që ndau në copa trupin e Jan Prengës në lokalin e tij.
Dhe që rrinte i lirë. Çyrbja e informonte atë për çdo lëvizje të policisë dhe që meritonte vite të tëra burg, del nga burgu. Rama ditën që e mbante vetë fjalimin në Bruksel i dorëzon pallaskën e partisë me Blendi Klosin”, tha Berisha.
© Panorama.al











