Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se ish-zv.kryeministrjha, Belinda Balluku rrezikon të dënohet me 60 vite burg, referuar dosjes që SPAK ka ndaj saj dhe akuzave të reja të shtuar së fundmi.
Ai u shpreh kryeministrin Edi Rama se po përdor të gjitha mjetet e presionit për ta mbrojtur Ballukun.
“Belinda Balluku mund të dënohet me 60 vite burg, por dënimin e saj e ka bllokuar Rama me të gjitha mjetet e presionit.
Ndaj u bëj thirrje bashkatdhetarëve në të gjithë botën të ngrihen kundër kësaj diktature plaçkitëse që bazohet në krim, dhunë, vjedhje dhe drogë. Është rruga e vetme për t’i hapur rrugën integrimit të Shqipërisë. Rama duhet të largohet, nuk ka asnjë legjitimitet”, deklaroi Berisha.
© Panorama.al











