Ky është Saimir Kolaveri, 44-vjeçari që u ekstradua këtë të shtunë nga Italia pasi ishte arrestuar si i përfshirë në vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020.
44-vjeçari akuzohet nga SPAK se është pjesë e grupit të Aurel Hoxhës, i cili porositi ekzekutimin e të riut kundrejt pagesës prej 50 mijë eurosh në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e të vëllait Agim Hoxha në vitin 2012.
Ekzekutor ka qenë Sabah Nuzi ndërsa Sajmir Kolaveri ka pasur rolin e ndërmjetësit dhe ndihmësit.
Ndaj Kolaverit, në shtator të vitit të kaluar, GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për vrasje për gjakmarrje, fshehje dhe asgjësim i kufomës, armëmbajtje pa leje, si dhe grup i strukturuar kriminal.
© Panorama.al












