TIRANË- “Mundësi të re për të ndryshuar politikën, për ta bërë më të mirë, për ta bërë atë të të dëgjojë, të aftë të veprojë në interesin e secilit dhe shoqërisë”. Kështu e ka përcaktuar sot kreu i PS-së, Edi Rama FRESSH-in, në ditëlindjen e tij të 20.
Duke mbajtur fjalën përshëndetëse në ceremoninë e zhvilluar në pallatin e Kongreseve, Rama i është drejtuar gjithë të rinjve të pranishëm dhe i ka falënderuar për lajmin e gëzuar në këtë përvjetor të formumit. për Re fressh është një lajm i gëzuar për familjen tonë dhe e bën edhe më të gëzuar 20 vjetorin e FRESSH.
“Pa ndryshuar politikën askush s’mund të ndryshojë realitetin e padurueshëm në shkollë, lagje, komunitet, pa ndryshuar politikën gjenerata juaj s’mund të jetojë në një atdhe më të mirë e as të gjejë vendin që meriton në bashkësinë e lirë të popujve evropiane”- tha Rama.
Ai ka siguruar të rinjtë se politika nuk është kjo, që ju zhgënjen e neverit me pisllëkun, ajo është dicka tjetër, fisnike dhe e aftë për të prodhuar transformime të mëdha, që nuk do kishin ndodhur pa fuqinë e politikës.
“Sot re fresshi është mundësia e re për të guxuar dhe ndryshuar politikën duke e bërë më të mirë me ju dhe më gjithë shqiptarët. Sa më pak të merreni me politikën, aq më shumë do vuani në lëkurë mëkatet e gabimet e saj. Të merresh me politikë do të thotë që ëndrrës tënde t’i japësh fuqinë e vendimmarrjes, që politika të bëhet e aftë të veprojë në interes të shoqërisë. Të merresh me politikë do të thotë të zgjidhësh problemin e plehrave, të rrugës, cdo problem në marrëdhëniet me këdo që përfaqëson shtetin, të kërkosh e të marrësh atë që meriton kur e si të takon”- tha ai.
© Panorama.al











