Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Forcat e Armatosura që vijojnë stërvitjen “Defender 25”.
Rama shkruan se stërvitja ndërkombëtare është një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Europë dhe Afrikë.
“MIRËMËNGJES ? dhe me Forcat e Armatosura që vijojnë stërvitjen “Defender 25″, stërvitja ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Europë dhe Afrikë, që zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA, në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s ju uroj një fundjavë të mbarë?”, shkruan Rama.
© Panorama.al











