Rama propozon referendum për “plehrat”

Oct 25, 2011 | 12:45
Rama gjate mbleshjes se grupit parlamentar te PS

TIRANE- Kreu i Partisë Socialsite, Edi Rama tha sot se programi i ri politik i opozitës do të prezantohet në Kongresin e PS-së më 5 nëntor.

“Falë angazhimit disamujor për programin e ri politik, do ta paraqesim në Kongresin e 5 nëntorit. Jemi në përfundim të projektit që përcakton rrugën tonë drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme, dhe dallimet mes nesh dhe atyre që keqeverisin”- tha Rama

Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Soicaliste Rama foli edhe për importin e plehrave dhe heqjen e TVSH-së.

“Jemi para një rreziku të shumëfishtë, edhe sikur të mosekzistonte asnjë mundësi që plehrat me përmbajtje radioktive të vinin në Shqipëri, mjafton që ne nuk përpunojmë dot plehrat tona, është marrëzi”- tha Rama.

Duke e cilësuar këtë një alarm të pashembullt kombëtar, ai tha se PS do te eksplorojë pa humbur kohë mundësinë e një referendumi.

Deputeti, Blendi Klosi do të konsultohet dhe do të bejë gati një draft për diskutim, tha Rama.

Heqja e TVSH-së për ushqimet bazë ishte një tjetër çështje e cila u diskutua nga Rama.

“Cdo ditë për çdo kafshatë ka taksim, dhe kjo s’ka asnjë arsye, asnjë logjike, në kushtet e e varfërisë në Shqipëri. Ta ngrejmë zërin fort për heqjen e taksës së produkteve, si buka, qumështi, veza etj”- tha kreu i opozitës.

© Panorama.al

Te lidhura