Rama pret ambasadorët e BE-së në Kryeministri, të pranishme në takim Spiropali dhe Pirdeni

Nov 12, 2025 | 11:18

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim në ambientet e Kryeministrisë ambasadorët e Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Kryeministria-e-re-1-Lajm-KMSipas gazetarit Ergys Gjencaj, në këtë takim me përfaqësuesit diplomatikë të BE-së, përveç Ramës, janë të pranishme edhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, dhe ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.

Ende nuk janë bërë publike detaje mbi temat e diskutimit, por takimi vjen në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe bashkëpunimin me vendet anëtare të BE-së.

© Panorama.al

Te lidhura