TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama ka përsëritur sot ftesën drejtuar kryeministrit, Sali Berisha për debat publik, sy më sy përpara gjithë shqiptarëve dhe ka kerkuar pergjigje zyrtare nga qeveria per paktin 10 pikesh te PS-se.
“Ia kërkoj sot Saliut të vijë në një debat para shqiptarëve, qytetarët meritojnë të dinë si do dalin nga ky udhëkryq ku as Evropa nuk ka nxjerr dot, as shqiptarët nuk duan të rrinë. E ftoj në debat për atë cfarë kemi për t’i thënë njeri tjetrit sy më sy. Debat të hapur se cfarë synojmë ne opozita pikë për pikë me këtë ofertë me një pakt për Shqipërinë si gjithë Europa dhe si mund ta bëjë Saliu, Shqipërinë si Europa pa këtë pakt me opozitën, nëse nuk e pranon”- tha Rama, gjate fjales se tij ne nisje te mbledhjes se grupit parlamentar te PS.
Sipas tij, nëse Berisha ka kundërofertë është i ftuar ta paraqesë dhe opozita do ta shohe me shumë vëmendje dhe do angazhohet ta vërë në jetë nëse i adreson më mirë se ata.
“Integrimi nuk është vallja e shpatave që hidhet tek pullë, por simfoni ku kuvendi funksionon si orkestër”- ka thene ai, duke kerkuar angazhimin serioz te maxhorances per te miren e vendit dhe shqiptareve.
Sipas tij, me fyerjet e shumicës parlamentare, as troktet dot në BE, as pritet që ajo derë të hapet.
“Jam i bindur se Saliu nuk e do statusin e kandidatit, pasi afrimi me BE bie ndesh me projektin e tij, një shtet pa parlamentarizem, pa transparencë në ekonomi, pa bankë të pavarur, pa media të lirë publike, pa shërbim civil, pa shtet demokratik e si përfundim pa pengesa për pasurimin e oborrit”- theksoi ai.
Rama ka deklaruar se pavarësisht qëndrimeve vulgare opozita do këmbëngule në rrugën drejt BE duke vënë interesin kombëtar e publik para gjithckaje tjetër.
Duke kujtuar se deri tani PS nuk ka asnjë përgjigje serioze nga pala tjetër për ofertën e bere, Rama ka shtuar se ne kete menyre eshte shtrirë dora për të shmangur një shuplakë tjetër të Europës. Sipas tij deri tane jane thene vetem sharje e shpifje madje edhe personale, nderkohe qe PS mbetet ne pritje për qëndrim zyrtar të qevrisë për ofertën.
“E do apo jo kjo qeveri paktin me opozitën për shpejtimin e integrimit në BE. Do apo jo kjo qeveri të adresojë në kuvend kritikat e BE, do apo jo të punojë me opozitën për të rimëkëmbur shtetin, garantuar pavarësinë me një proces politik europian? Të na thonë se cfarë duan të rishohin në këtë pakt nëse duan të rishohin, cfarë duan të shtojnë, nese duan te shtojne. Vetëm duke sharë opozitën nuk shpejtohet integrimi, duke na thënë që jemi të detyruar të votojnë cfarë duan ata vetem per hir te integrimit, nuk ka asnjë shans të hedhim asnjë hap konkret për integrimin”- tha ai.
© Panorama.al











