Kryeministri Edi Rama është shprehur se zgjedhjet e 11 majit janë një mundësi, sipas tij, për të shëruar Partinë Demokratike. Kreu i qeverisë tha se duke “tharë kënetën”, mund të rilind diçka e re.

Rama iu drejtua demokratëve: “U them se është një mënyrë për të shëruar atë palo parti, se as parti nuk është më. Duke tharë atë kënetë dhe duke lënë të rilind diçka aty. Jo se më ha shumë meraku se çfarë do të ndodhë me ata, fare. Por logjika e do ashtu.”
Rama: Me 11 maj është koha e duhur dhe vendi i duhur. Dhe vetëm ne. Këtu në lojë është fati europian i vendit tonë. Ne gjendemi këtu. Ne na qëlloi 11 maji. Duhet ta bëjmë realitet dhe demokratëve… se këtu në Durrës kemi demokratë plot. U them se është një mënyrë për të shëruar atë palo parti, se as parti nuk është më. Duke tharë atë kënetë dhe duke lënë të rilind diçka aty. Jo se më ha shumë meraku se çfarë do të ndodhë me ata, fare. Por logjika e do ashtu.
Ne ishim në Kavajë sot në mëngjes. Në Kavajë që meqë Kavaja me dy gishta mo, ato dy gishta na u bënë… edhe Primaret. Kryetari i PD-së në Kavajë fiton primaret në gjithë Tiranën. Nuk është në listën e kandidatëve. E hëngri bufi. Edhe të tjerët. I kullufiti të gjithë. Tani demokratët nuk kanë për të ardhur në pushtet erdhe për pak kohë, por mos të shkojnë keq e më keq.
Më 11 maj ne do marrim fitoren e 10-të dhe do të jetë një fitore me notën 10 per ne, ndërsa ata do marrin rezuktatin më të keq pas 1997.
© Panorama.al











