TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka ironizuar me deklaratën e kryeministrit Sali Berisha për projektin e arrorëve, shpalosur në konferencën e sotme me temë “Gjendja dhe perspektivat e zhvillimit të drurëve arrore dhe shegës në Shqipëri’.
“Saliu thotë Shqipëria Kaliforni e vogël. Fiks, madje ne kemi edhe arrorët dhe Shabë Meminë kurse ata vetëm Hollivudin”- shkruan Rama në profilin e tij në Twitter, si reagim për fjalimin e Berishës.
Berisha kërkoi angazhim për projektin e arrorëve, për shndërrimin Shqipërisë në një prodhues të rëndësishëm dhe bashkëpunim të vendorëve në këtë nismë.











