Protestave masive të Diasporës në mbarë botën i bashkohet edhe shqiptarët e Vjenës në Austri, kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë!
Diaspora shqiptare i është bashkuar protestave për Zvërnecin dhe zonave të mbrojtura në Shqipëri, duke kërkuar largimin e qeverisë, dorëheqjen e Ramës dhe futjen në burg të kryeministrit dhe paraardhësit të tij Sali Berisha.
Ata kërkuan integritet kombëtar, ruajtjen e pronës trashëgimi natyrore, zhbërjen e ligjeve klienteliste që i cenojnë pasuritë shqiptare dhe mbajtjen e përgjegjësive.
Ditën e sotme qindra qytetarë shqiptarë u grumbulluan në sheshet e Vjenës për të protestuar masivisht, në mbështetje edhe të lëvizjes së nisur prej një jave në Tiranë dhe rrethe.
“Rama në burg, Berisha në burg” ishin thirrjet kryesore të protestuesve.
© Panorama.al
















