Presidenti frenon Milanin për dëshirën e madhe të verës: Duam ta mbajmë ne, i njeh burimet tona

Jun 6, 2026 | 17:24

Milani duhet të marrë një vendim shumë të rëndësishëm në javët në vijim sa i përket trajnerit që do të ketë në drejtim të skuadrës, apo edhe drejtimit sportiv.

ibrahimovic

Në këtë pikë, Xherri Kardinale ka hedhur sytë drejt Ralf Rangnik, trajnerit të përfaqësueses së Austrisë.

Ai e do në rolin e drejtuesit të përgjithshëm të projektit, siç ka bërë më parë me klubet në pronësi të Red Bull.

Vetë gjermani ka lënë gjithçka në pritje dhe ka deklaruar se po mendon vetëm për Botërorin me Austrinë. Por një sinjal të qartë e ka dhënë presidenti e Federatës Austriake, Josef Proll.

“Kishim disa takime të ndryshme, duam që ta mbajmë deri në Europianin 2028. AI i njeh burimet tona, i takon atij që të marrë një vendim”, tha presidenti i Federatës, duke bërë të qartë publikisht se kishte një ofertë për rinovimin e Rangnik.

Tani topi i kalon pikërisht gjermanit, i cili ka para tij dy oferta të ndryshme dhe mundësinë të zgjedhë si do të jetë e ardhmja, me të dy palët që presin që zgjedhja të vijë para fillimit të Botërorit.

© Panorama.al

Te lidhura