Avokati dhe anëtari i Diaspora për Shqipërinë e Lirë, Gentjan Alimadhi deklaroi se reagimi i policisë një ditë më parë gjatë tensioneve në protestën përpara Kuvendit, teksa po mbahej seanca plenare, ishte e ekzagjeruar.
“Nuk ka nevojë të tërhiqen njerëzit zvarrë. Normalisht u paralajmërua një protestë. Thanë që do të hidheshin vezë dhe policia duhet të ishte prezentë që të mbronte deputetët. Thjesht ka qenë përgjigjja e ekzagjeruar. Duhet të ndaloheshin personat, por jo të trajtoheshin në atë mënyrë. “, tha ai.
Në një intervistë për News24, ai deklaroi se kryeministri Edi Rama po ndjek metoda si të Enver Hoxhës në diktaturë pasi ka uzurpuar PS-në dhe ka larguar të gjithë emrat kritikë.
“Kryeministri po ndjek të njëjtat teknika që ndoqi Enver Hoxha në diktaturë. E uzurpoi PS dhe e spastroi nga ato zëra që ishin kritikë.
Nuk janë ato figura që mund të jepnin mendime serioze e profesionale për të ardhmen e partisë dhe të Shqipërisë, por është rrethuar nga njerëz mediokër e anonimë dhe me Zegjineja që janë gati të luftojnë.
Në brezin e parë ka vënë Zegjinenë, ata që e shohin si Skënderbe dhe të dërguarin e Zotit.”, shtoi ai.
© Panorama.al












