“Protesta po e gjunjëzon çdo ditë kryeministrin”- Kulluri: Rama po përpiqet të intimidojë protestuesit me sulme personale, por pa sukses! Ka sjellje frikacaku dhe oshilacione humori

Jul 1, 2026 | 14:56

Analisti Edvin Kulluri tha se kryeministri Edi Rama po tenton të intimidojë protestuesit dhe të gjejë armiq të brendshëm dhe të jashtëm të saj, por pa sukses.

kulluri

Sipas tij, protesta po e gjunjëzon kreun e qeverisë nga dita në ditë dhe ai ka oshilacion humori dhe ka humbur qetësinë, duke u kthyer nga një frikacak që përdor edhe policinë për të ushtruar dhunë, sepse ka “rrezikshmëri vezësh”.

“Pashë që 500-600 policë përballë 300 protestuesve. Pse ndodh kjo, rrezikshmëri e lartë nga protestuesit paqësorë dhe nga vezët, sollën dhe FNSH-të. Kjo tregon se Rama është i pasigurt, i paqartë, konfuz. Një eurodeputet evropian ka mbajtur një fjalim në shesh që është shumë aktiv edhe në Rumani. Në protestë nuk ka as iranianë, as rusë dhe Rama e di shumë mirë, aty ka mbështetje ndërkombëtare. Parimet janë demokratike dhe nuk janë autokraci. Rama përpiqet ta dekurajojë protestën, por pa sukses. E di që është renditur në anën e gabuar të historisë. Është paralajmëruar që në nëntor kur ishin zgjedhjet lokale, nuk e mori seriozisht mesazhin teksa dje protesta ishte shumë kreative, iu dhanë edhe ujë policëve dhe s’e kuptova pse e morën zvarrë atë djalin e ri”, u shpreh Kulluri për “News24”.

Analisti u shpreh i habitur se si me kaq dëme që i ka bërë Shqipërisë, Rama vijon të qëndrojë ende në pushtet, edhe pse është zhveshur para syve të ndërkombëtarëve.

“Sjellje frikacakësh para dy ditësh te Politekniku. Rama ka oshilacione humori, ai nuk po llogarit dot asnjë hap, provoi me sulme ndaj organizatorëve, personale, është përpjekur të bëjë gjueti shtrigash. Ai grup organizatorësh s’i ka bërë dëm Shqipërisë, ata janë ngritur për qeverinë, që ka bërë dëme të mëdha. Rama nuk ka agjentë politike dhe s’e kuptoj pse rri ende në pushtet. Rama po gjen gjithmonë një armik si puna e Enver Hoxhës që u prish me të gjithë, edhe me delet e dhitë”, vijoi ai.

Për Kullurin protesta po arrin qëllimin e saj, teksa sjelljet e kryeministrit dhe përpjekjet për të sulmuar organizatorët, vetëm e fuqizon atë.

“Ai po mundohet të tentojë të intimodojë e sulmojë disa nga njerëzit atje. Mijëra njerëz në protestë edhe në orën 23:00 të natës. Kjo qeveri e sheh se atje në shesh ka njerëz të vendosur për të luftuar. Njeriu që ka të drejtë lufton. Çdo ditë që zgjat protesta shfuqizon kryeministrin dhe fuqizon vetë protestën. Kjo lojë nervash që bën Rama është një lojë që ai e bën me veten. Kjo protestë e ka rrënuar realisht kryeministrin, edhe në arenën ndërkombëtare. Protesta po e gjunjëzon kryeministrin”, tha ai.

Në fund ai shprehu keqardhjen që një pjesë e aktivistëve të Partisë Demokratike nuk i janë bashkuar sheshit dhe theksoi se protesta e ka me lidershipin e PD-së dhe jo me ata që janë poshtë si aktivistë.

“Më vjen keq që ende një pjesë e aktivistëve të PD-së nuk e mbështet politikën, protesta e ka me lidershipin e PD dhe jo me ata. Por PD e mbështet protestën dhe një pjesë e mirë e tyre janë në shesh”, u shpreh Kulluri.

© Panorama.al

Te lidhura