Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzon kryeministrin Rama se shpenzon para për udhëtime me avion në dispozicion, duke thënë se në dy vite ka udhëtuar dy herë më shumë sesa presidenti i SHBA-ve.

Nga Fushë Kruja ai u shpreh se kryeministri nuk del dot të bëjë një bilanc të punëve, pasi ka vjedhur.
“Edi Rama nuk del dot para jush të japë edhe një minutë llogari, sepse e di që shqiptarët e panë tek vodhi, rrëmbeu 224 mijë metër katrorë tokë në Gjipe, pa asnjë dokument kadastral, pa asnjë dokument konfiskimi.
Nuk del dot para jush, sepse si asnjë sulltan, si asnjë perandor, si asnjë mbret, bleu në oborr 5 mln euro instilacionin me peshk ekzotik për të eglendisur sytë e tij”, tha Berisha.
Po ashtu, Berisha ironizoi edhe fushatën e Partisë Socialiste dhe të kreut të saj, Edi Rama: “Nuk del dot, ndaj dhe miqtë mi, tani kërkon të bëjë hokatarin, të bëjë atë që nuk po jam them emrat dhe bën fushatë veçmas me gratë si në vitet ’50 kur komunistët bënin mbledhje veçmas me gratë dhe veçmas me burrat”.
Pjese nga fjala e Berishës:
“Nuk del dot para jush për të dhënë qoftë edhe orë llogari, qoftë dhe një minutë se e di që me avion në dispozicion ka shpenzuar, ka udhëtuar dy herë më shumë se presidenti i SHBA në dy vite. Se u ka gjobitur ju me 21 mln euro.
Nuk del dot para jush sepse pasi kishte deklaruar 3800 euro në librin e llogarive të shtetit, na doli me saraje dy herë më të mëdha se Enver Hoxha. Doli me park dhe oborr 4 herë më të madh se diktatori.
Edi Rama nuk del dot para jush të japë edhe një minutë llogari, sepse e di që shqiptarët e panë tek vodhi, rrëmbeu 224 mijë metër katrorë tokë në Gjipe, pa asnjë dokument kadastral, pa asnjë dokument konfiskimi.
Nuk del dot para jush, sepse si asnjë sulltan, si asnjë perandor, si asnjë mbret, bleu në oborr 5 mln euro instilacionin me peshk ekzotik për të eglendisur sytë e tij.
Nuk del dot, ndaj dhe miqtë mi, tani kërkon të bëjë hokatarin, të bëjë atë që nuk po jam them emrat dhe bën fushatë veçmas me gratë si në vitet ’50 kur komunistët bënin mbledhje veçmas me gratë dhe veçmas me burrat.
Pra miq, kjo është fushata e tij, kurse ne vijmë tek ju, në radhë të parë mblidhemi si njerëz të lirë dhe unë ju përqafoj të gjithëve ju. Krenohem me ju.
Ju keni ardhur në vullnetin tuaj, nuk u ka sjellë askush me detyrim.
Por edhe unë vij këtu para jush me përgjegjësinë më të madhe për të ju garantuar ju, se programi ynë ka dy qëllime madhore.
Së pari të kthejën në kontot tuaja, në xhepat tuaj, në kuletat tuaja, paratë që i meritoni plotësisht, taksat tuaja.
Së dyti, të krijojë një mundësi të re për secilin prej jush, për fëmijët tuaj, të rinjtë tuaj, burrat, gratë, për fermerët për bizneset, për të moshuarit, për të gjithë shqiptarët”.
© Panorama.al











