Ruben Amorim do të prezantohet si trajneri i ri i Milanit. Akordi është arritur, pikërisht me teknikun që nuk u mendua në fillim. Pavarësisht se Andoni Iraola dhe Oliver Glasner qëndruan për shumë ditë në qendër të vëmendjes, një portugez është zgjedhur për stolin.
Amorim do të pasojë Alegrin, që dështoi të rikthejë Milanin në Champions. 41-vjeçari drejtoi për herë të fundit Mançester Junajtid në Angli.
Detajet po ashtu janë zbuluar. Bëhet fjalë për kontratë deri në vitin 2029, ndërsa paga do të jetë 4 milionë euro në vit.
Vetë dëshira e portugezit ishte të vazhdonte këtë eksperiencë në Seria A. Pronari Xherri Kardinale do të thotë fjalën e fundit dhe më pas do të vijë zyrtarizimi.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al












