Gjatë fjalës në Kuvend, kreu demokrat Sali Berisha, u ka thënë deputetëve të PS-së të mos kandidojnë në zgjedhjet e 11 majit sepse “jeni fantazma, lugetër të një regjimi unik në Europë”.

Ndërsa për kryeministrin Edi Rama, Berisha tha se “shkon dhe futet në parkun zoologjik dhe jeton me botën shtazore”.
Berisha: Sa herë ua thashë unë që narkodiktaturat nuk kanë të ardhme. Një këshillë kam për ju. Mos kandidoni. Mos u paraqitni para shqiptarëve, sepse jeni fantazma, lugetër të një regjimi unik në Europë, që me një gjenocid të butë po shfaros shqiptarët, të një regjimi që vuri Kosovën në sanksione, u bë një me Beogradin. Të një kukulle të George Soros. Prapë do mbroni kukullën e Sorosit?
Edi Rama bëri gjithçka të më shpallte non grata. E keni vënë re që se përmend më atë fjalë. Pyeteni, pse nuk e përdor më atë fjalë. Shkon dhe futet në parkun zoologjik dhe jeton me botën shtazore. Kjo është dita e fundit e këtij parlamenti dhe garantoj shqiptarët se 11 maji është fundi i narkokracisë dhe paketa e dhembshurisë së çdo shqiptari do të jetë gati për shqiptarët.
© Panorama.al











