
TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar nëpërmjet faqes së tij zyrtare në rrjetin social Twitter, lidhur me akuzat e fundit që ka artikuluar në drejtim të tij dhe presidentit, Bamir Topi, kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli.
Në një mesazh të shkurtër, Rama shkruan; “Nëse Presidenti dhe un jemi nje celulë antieuropiane atëherë Jozefina është Marelyn Monroe kurse Saliu John Lennon!”
Mesazhi është botuar rreth një orë më parë, ndërsa ende nuk ka marrë komente nga ndjekësit e kreut socialist në Twitter.
Kreytarja e Parlamentit, Jozefina Topalli gjatë një intervistë për radion Evropa e Lirë akuzoi lidershipin e PS-së, si celulë antievropiane, akuza të cilat ajo i përsëriti edhe sot gjatë një konference për shtyp.
© Panorama.al











